Politike

VD-Peleshi: S'kemi avionë për shuarjen e zjarrit, s'na leverdis. Ka kosto shumë, e kam dhimbje koke

Sipas tij, kushtojnë shumë dhe hyjnë në punë për vetëm një muaj.

27 Qershor 2022, 12:09 Nga k.m.
VD-Peleshi: S'kemi avionë për shuarjen e zjarrit, s'na
Niko Peleshi në Komision

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur nga opozita në Komisionin e Sigurisë. Në fjalën e tij, Peleshi tha se për mendimin e tij vendi nuk ka nevojë për avionë për shuarjen e zjarreve. Sipas tij, kushtojnë shumë dhe hyjnë në punë për vetëm një muaj. Po ashtu, shtoi se çështja e mirëmbajtjes ka kosto të mëdha, duke shkaktuar kështu edhe dhimbje koke.

"Ne nuk kemi helikopterë apo avionë për shuarjen e zjarrit. Nuk kemi, është fakt që e di edhe publiku. Një vend i vogël si ne, nuk na leverdis që të blejmë një avion. Mendimi im ky. Një avion kushton 50 mln euro. Edhe nëse i kemi, do e përdorur edhe një muaj, e po ashtu shtohen kostot e mirëmbajtjes. Nuk ia vlen, nuk ka leverdi. Ne e mirëmbajmë me kontraktim jashtë vendit, kostot janë edhe më të mëdha. Unë nuk jam i papërgjegjshëm që të mos e kem dhimbje koke këtë këtë çështje. Nuk kam takuar ndonjë ministër të NATO-s që kur e pyet për mirëmbajtjen "thotë nuk ka problem". Kemi problem me një Cougar në Itali. Kemi probleme me kompaninë franceze, e cila bëri mirëmbajtjen, nuk e solli dot në Shqipëri. Kemi një çështje me ta. Ne pretendojmë se nuk është prej problemeve tona, ata pretendojnë të kundërtën. Pala e tretë po bën ekspertizën për të mësuar se kush e pati fajin. Në rastin më të keq nuk shkon dot me duar në xhepa. Këtu kemi ngecur me gjithë përpjekjet tona. Nuk p arrijmë dot që ta mbyllim në kohë këtë process. Shpresat i kemi që të mbarojë në fillim të vjeshtës,"-tha Peleshi.

komisioni i sigurise 27 qershor 2022 niko peleshi

Sondazh

Poll