Politike

DEBAT në Komision/ Denaj: Të hidhet kërkesa për shtyrje. Duma: Mos më trego mua çfarë të bëj

Grida Duma kërkoi nga Anila Denaj (nënkryetarja) që të mos ndërhynte në punën e saj

27 Qershor 2022, 13:00 Nga A.B
DEBAT në Komision/ Denaj: Të hidhet kërkesa për shtyrje.
Grida Duma

TIRANË- Kryetarja dhe nënkryetarja e komisionit të punëve, çështje sociale dhe shëndetësisë u përplasën për shtyrjen e seancës. Grida Duma kërkoi nga Anila Denaj (nënkryetarja) që të mos ndërhynte në punën e saj, pasi është e vetëdijshme se çfarë duhet bërë. Kjo e fundit, tha se propozimi për shtyrje u hodh si ide nga Duma, ndaj duhet bërë. 

REPLIKAT:

Grida Duma: Mos më trego se cfarë të bëj se e di vetë.

Anila Denaj: Ju hodhët një propozim për shtyje,  e keni me rregjistrim.

Grida Duma: Jo nuk ishte ashtu.

Anila Denaj: Shtyrja nuk është hedhur me votim, unë kërkoj që të hidhet pika e 2. Të hidhet kërkesa për shtyrje.

Grida Duma: Se çfarë hidhet e kërkoj unë.

grida duma anila denaj

Sondazh

Poll