Sport

VD/ Serena Williams shkëlqen edhe si çift: "Po, dyshova nëse mund të luaja përsëri"

Fituesja e 23 Grand Slam-eve u rikthye për të luajtur një ndeshje tenisi pas gati një viti larg fushave. Fitoi me Jabeur ndeshjen e saj si çift në Eastbourne

22 Qershor 2022, 14:01 Nga DOSJA

VD/ Serena Williams shkëlqen edhe si çift: "Po, dyshova

ANGLI - Serena Williams u rikthye në garë gati një vit pas ndeshjes së saj të fundit.  Më 29 qershor 2021, ajo u tërhoq për shkak të dëmtimit në raundin e parë në ‘Wimbledon’. Këtë të martë, më 21 qershor, ajo luajti sërish. Doli në fushë, së bashku me Ons Jabeur në raundin e parë të shortit si çift në Eastbourne. Ata fituan ndaj Marie Bouzkova dhe Sara Sorribes Tormo 2-6, 6-3.

"Unë u ndjeva mirë. Po flisja me Ons në setin e parë dhe i thashë: "Ne nuk po luajmë keq, ata me të vërtetë luajtën shumë mirë në atë set. Por padyshim me kalimin e kohës, nisëm të ndiheshim shumë më mirë dhe padyshim deri sa arritëm të fitonim," - shpjegoi Serena Williams, e cila luajti me njolla të zeza në faqen e saj të djathtë për problemet e saj me sinuset, sipas ABCNews.

VD/ Serena Williams shkëlqen edhe si çift: "Po, dyshova

Partnerja i saj e pranoi se kishte kaluar momente nervash, kur ndante anën e fushës me Serenën: “Isha pak nervoze, pasi po luaja përkrah një legjende si Serena, por ajo më bëri të ndihem shumë mirë në fushë, madje edhe kur bëja gabime, vazhdonte të më brohoriste. Fakti që po luajmë si dyshe së bashku është i pabesueshëm për mua”,- pranoi Ons Jabeur.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Serena u pyet nëse i kishte shkuar në mendje tërheqja gjatë këtyre 12 muajve dhe nëse kishte dyshime nëse mund të rikthehej: "Absolutisht, po, do të ishte e pandershme të thosha jo. Por tani trupi im ndihet shkëlqyeshëm. Unë jam duke u rritur ditë pas dite, m'u desh koha për t'u rikuperuar nga dëmtimi i kofshës, kështu që nuk dua të çmendem duke marrë shumë vendime tani për planet e mia të ardhshme," tha fituesja 23 Grand Slam-eve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll