Sport

“Kisha oferta të tjera”, Mane thyen heshtjen, zbulon pse zgjodhi Bayern Munich!

Sadio Mané mbërriti në Gjermani me agjentin e tij Björn Bezemer për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përpara se të nënshkruante një kontratë trevjeçare me Bayern Munich

22 Qershor 2022, 12:29 Nga DOSJA

“Kisha oferta të tjera”, Mane thyen heshtjen, zbulon pse

GJERMANI- Sadio Mané mbërriti në Gjermani me agjentin e tij Björn Bezemer për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përpara se të nënshkruante një kontratë trevjeçare me Bayern Munich. Në orët në vijim tashmë do të bëhet prezantimi zyrtar në Allianz Arena për mediat dhe tifozët. Ndërkohë, senegalezi ka dhënë një intervistë për Bild dhe ka shpjeguar arsyet që e shtynë t'i thotë lamtumirë Liverpool-it dhe të zgjedhë bavarezët.

“Kur agjenti im më foli për herë të parë për interesin e Bayernit, u emocionova menjëherë. E pashë veten aty. Për mua ishte klubi i duhur në kohën e duhur. Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekipi është gjithmonë duke luftuar për çdo titull. Pra, për mua ishte një ide e mrekullueshme dhe është vendimi i duhur të vij këtu”.

Mané pranon se kishte edhe klube të tjera të interesuara, por Bayern kishte prioritetin kryesor për të: “Agjenti im më tha se kishte kërkesa nga klube të tjera. Është pjesë e biznesit, por menjëherë ndjeva se duhej të zgjidhja Bajernin. Më pëlqeu projekti sportiv i këtij klubi. Bayerni është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe gjithmonë po lufton për të fituar trofe”.

Senegalezi, i cili fitoi Champions League me Liverpoolin në vitin 2019, më në fund u pyet nëse do ta drejtojë skuadrën e tij të re të ardhshme në finalen e kompeticionit europian: “Nuk dua të them jo. Çdo fëmijë dëshiron të fitojë Champions League-n. Tani jam me një ekip shumë, shumë konkurrues. Por është ende pak herët për të folur për finalen, nuk kemi luajtur ende një ndeshje bashkë. Në çdo rast do të japim gjithçka për të kaluar në finale”.

E.Ç (Dosja.al)

mane

Sondazh

Poll