Sport

Zyrtare/ Largohet dhe Marina Granovskaia, Chelsea prezanton bordin e ri të klubit

Todd Boehly dëshiron të rinovojë klubin ‘blu’ të Londrës dhe pas presidentit Bruce Buck, ikën edhe drejtoresha historike Marina Granovskaia.

22 Qershor 2022, 13:20 Nga DOSJA

Zyrtare/ Largohet dhe Marina Granovskaia, Chelsea prezanton bordin e ri të

ANGLI - Chelsea ka njoftuar se ka bërë shumë ndryshime në bordin drejtues të klubit. Përmes një njoftimi, klubi londinez ka bërë të ditur, se edhe Marina Granovskaia është larguar nga “Stamford Bridge”.

“Klubi i Futbollit Chelsea njoftoi sot një seri emërimesh në Bordin e tij të Drejtorëve dhe ndryshime të tjera drejtuese,- thuhet fillimisht në komunikatën e tyre. - Si kujdestarë të Chelsea FC, ne tani do të fillojmë të zbatojmë vizionin dhe planin tonë afatgjatë për klubin, duke krijuar një përvojë të jashtëzakonshme për tifozët e tij pasionantë, besnikë dhe duke vazhduar të sfidojmë për nderimet kryesore në përputhje me historinë e dekoruar të Chelsea FC”,- ka deklaruar Todd Boehly, i cili përkohësisht do të kryejë edhe detyrën e drejtorit sportiv të klubit.

“Duke punuar së bashku, krah për krah, ne jemi të vendosur fort për të fituar, si brenda dhe jashtë fushës. Për ne, kjo përpjekje ka filluar. Ndërsa fillon epoka e re e pronësisë së Boehly-Clearlake, ne jemi të ngazëllyer për të ndërtuar një organizim kampionati dhe për të rritur Chelsea FC si një platformë globale”,- dolën me deklaratë të përbashkët Behdad Eghbali dhe Jose E. Feliciano.

“Ne mezi presim të mbështesim Thomas Tuchel, Emma Hayes dhe ekipet e tyre dhe do të ofrojmë mbështetje proaktive dhe të pandërprerë për t’i bërë krenarë tifozët besnikë të Chelseas dhe partnerët tanë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Zyrtare/ Largohet dhe Marina Granovskaia, Chelsea prezanton bordin e ri të

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll