Sport

Ikonë te Juventus por ‘kundërshtar’ në merkato, Tevez i prish punë për Di Marian: Do e telefonoj

Nga një mik i përjetshëm i Juventusit në një “kundërshtar” në merkato. Jeta e Carlos Tevez ndryshoi në pak javë, sapo shpalli largimin nga futbolli, ish-sulmuesi u zyrtarizua si trajner i Rosario Central.

22 Qershor 2022, 13:24 Nga DOSJA

Ikonë te Juventus por ‘kundërshtar’ në merkato, Tevez

ARGJENTINË- Nga një mik i përjetshëm i Juventusit në një “kundërshtar” në merkato. Jeta e Carlos Tevez ndryshoi në pak javë, sapo shpalli largimin nga futbolli, ish-sulmuesi u zyrtarizua si trajner i Rosario Central.

Gjatë konferencës për shtyp, Apache foli sërish për përvojën e tij te Juventus, duke e cilësuar Antonio Conten si "modelin e tij". Në pyetjen e radhës, Tevez dha një përgjigje që shqetëson tifozët e Juventusit. “Di Maria? Tani nuk kam folur.  Do të doja të vinte, kujt nuk do t'i pëlqente. Kur situata të jetë më e qetë, unë do ta telefonoj dhe do ta pyes se çfarë dëshiron të bëjë. Ne e dimë potencialin e tij, do të ishte shumë pozitive për skuadrën, për përvojën që do t'ua transmetonte lojtarëve të rinj.

Një dush vërtetë i ftohtë për Allegrin dhe drejtuesit e Juventusit, të cilët pasi i paraqitën një ofertë Di Marias, po presin një përgjigje përfundimtare nga argjentinasi. Di Maria nuk e ka fshehur dëshirën se aspiron të luajë të paktën një sezon tjetër në nivele të larta në Europë për t'u përgatitur më mirë për Botërorin e Katarit.

E.Ç (Dosja.al)

tevez di maria

Sondazh

Poll