Sport

STUDIMI “Katar 2022”/ Pas Francës dhe Brazilit, podiumi plotësohet me Spanjën

Një finale mes Francës dhe Brazilit konsiderohet më e mundshme për sa kohë që të dyja skuadrat kanë kaluar fazën e parë të turneut si fitues të grupeve

22 Qershor 2022, 07:51 Nga DOSJA
STUDIMI “Katar 2022”/ Pas Francës dhe Brazilit, podiumi
Franca, kampione e Botërorit 2018

SPANJE - Një studim parashikues për shanset e skuadrave që do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm në Katar 2022, nxjerr në pah Francën si favoriten kryesore për titull, përpara Brazilit. Skuadra spanjole shfaqet në vendin e tretë në renditje dhe befasues është vendi i tetë i Argjentinës, e cilësuar nga shumëkush si një kandidate e madhe.

Studimi është kryer nga portali ‘The Analyst’. Sipas përllogaritjeve të tyre, Franca ka 17.93% shanse për të fituar titullin, përpara Brazilit (15.73% ) dhe Spanjës (11.53%) , që mbyllin podiumin e kandidatëve. Pas tyre janë Anglia (8.03%), Belgjika (7.9%), Holanda (7.7%), Gjermania (7.21%) Argjentina (6.45%), Portugalia (5.11%) dhe Kroacia (2.31%).

STUDIMI “Katar 2022”/ Pas Francës dhe Brazilit, podiumi

Një finale mes Francës dhe Brazilit konsiderohet më e mundshme për sa kohë që të dyja skuadrat kanë kaluar fazën e parë të turneut si fitues të grupeve. Arsyeja pse Franca është favorite është se, sipas autorëve të studimit, Brazili ka një rrugë më të vështirë për në finale nga çerekfinalja, sesa skuadra e ‘gjelave’, për sa kohë që flitet me logjikë.

Studimi e kualifikon grupin E, në të cilin Spanja përfshihet së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën, si 'grupi i vdekjes' dhe i ngjarjeve të madhe të Kupës së Botës. Dhe i heq shumë opsione Holandës, duke marrë parasysh faktin se, me logjikë në dorë, do të përkonte në fazën eliminatore në të njëjtën pjesë të tabelës si Brazili, Spanja dhe Argjentina, "të pranishëm, të paktën një prej tyre, në shtatë nga nëntë finalet e fundit të Kupës së Botës.

Për sa i përket, pak opsioneve që studimi i jep Argjentinës, ai e justifikon këtë me bazën se mund të përfundojë duke u matur me Francën ose Danimarkën. Dhe mos harroni se Italia fitoi “Euro 2020”, pavarësisht se kishte një shans 7.6% në studimet e mëparshme; Argjentina është para portave të Katarit, me 6.45%.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll