Sport

Al-Khelaïfi 'sulmon' shefin e ligës spanjole: "Kush është Tebas, nuk e njoh këtë person"

Presidenti i Paris-SG i është përgjigjur fuqishëm të martën shefit të La Ligës spanjole, i cili së fundmi ka bërë një ankesë kundër klubit parizian për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappé.

22 Qershor 2022, 11:15 Nga DOSJA
Al-Khelaïfi 'sulmon' shefin e ligës spanjole: "Kush

FRANCE - Telenovela e ping-pongut mediatik mes Javier Tebas, shefit të ligës spanjole dhe Nasser Al-Khelaïfi, presidentit të PSG-së, duhet të ushqejë një pjesë të mirë të verës. Në një intervistë me të përditshmen sportive madrilene “Marca” të martën, lideri parizien iu përgjigj Tebas, pasi ai paraqiti një ankesë në UEFA për të sfiduar rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe.

“Kush është Tebas? Unë nuk e njoh këtë person, - tha Nasser Al-Khelaïfi përpara se të kritikonte metodën e liderit spanjol: "Ne nuk përzihemi në punët e klubeve të tjera, ligave apo federatave të tjera, nuk është stili ynë. Por nuk do të pranoj që të tjerët të na japin mësime”.

Në këtë intervistë, presidenti nga Katari ka dhënë edhe disa detaje për rrethanat e nënshkrimit deri në vitin 2025 të sulmuesit të kombëtares franceze: “Çdo vit, çdo verë është e njëjta gjë. Papritur flitet për ‘fair-play’ financiar, gjoja se ne nuk i respektojmë të tjerët: por ne e dimë se çfarë mund të bëjmë dhe me kë mund të nënshkruajmë. Ne e dimë më mirë se ai, se çfarë mund të bëjmë dhe askush nuk duhet të na thotë se çfarë duhet të bëjmë. (...) Nëse e bëjmë, është sepse mundemi”. 

Kjo nuk është tentativa e parë e Javier Tebas për të sulmuar PSG-në, ai gjithashtu ka bërë edhe një ankesë kundër Manchester City për transferimin e Erling Haaland, ndaj këmbëngulja e liderit spanjoll, ka filluar ta mërzisë Nasser Al-Khelaïfi: "Nuk më intereson çfarë thotë ai (...) Ne nuk jemi të shqetësuar, as për gjithçka që del në media, sepse nuk mund ta humbim kohën me gjithçka që del. Ai (Javier Tebas) duhet të fokusohet në kampionatin e tij, sepse La Liga është paksa e vdekur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll