Sport

“Tripletë” firmash”! Barça në sulm: Kounde, Lewandowski dhe Bernardo Silva te ‘dera’

Sipas të përditshmes ‘Sport’ sulmuesi polak Lewandowski, ashtu si edhe Lukaku, dhe është përfshirë personalisht në negociatat, për të marrë dritën jeshile nga Bayern Munich

22 Qershor 2022, 11:31 Nga DOSJA

“Tripletë” firmash”! Barça në sulm: Kounde,

SPANJE - Flitet për krizë të theksuar fondesh, por në të njëjtën kohë, me Barcelonën vijojnë të lidhen emra të rëndësishëm në tregun e transferimeve. Dy të përditshmet sportive pranë klubit blaugrana, ‘Sport’ dhe ‘Mundo Deportivo’ sjellin këtë të mërkurë në faqet e para emrat e fundit që përfliten me një kalim në “Camp Nou”. Robert Lewandowski është emri, për të cilin çdo ditë vijnë të dhëna të reja:

“Lewandowski kërkon të negociojë”, është titulli i ‘Sport’ duke iu referuar burime që bëjnë me dije, se Lewandowski po bën të njëjtën gjë, ashtu si edhe Lukaku, dhe është përfshirë personalisht në negociatat për të marrë dritën jeshile nga Bayern Munich.

“Tripletë” firmash”! Barça në sulm: Kounde,

“Tripletë firmash”, shkruan ‘Mundo Deportivo’ duke iu referuar tre emrave që qëndrojnë në tavolinën e Laportas: Kounde, Lewandowski dhe Bernardo Silva. Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile për largimin e sulmuesit portugez, por kalimi i tij në “Camp Nou” është i lidhur ngushtë me largimin e mundshëm të mesfushorit Frenkie De Jong. Holandezi vijon të kërkohet me insistim nga Ten Hag, ndaj edhe mund të transferohet te Man.United. Nëse një lëvizje e tillë vihet në jetë, atëherë Barcelona do të hidhet në sulm për Bernardo Silvën.

“Tripletë” firmash”! Barça në sulm: Kounde,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll