Sport

VD/ Interi zyrtarizon rinovimin e Simone Inzaghit, së bashku edhe dy vite të tjerë

Tekniku zgjati kontratën deri në vitin 2024: “Jam i lumtur, folëm edhe për merkaton me Steven Zhang”

22 Qershor 2022, 07:45 Nga DOSJA

VD/ Interi zyrtarizon rinovimin e Simone Inzaghit, së bashku edhe dy vite

ITALI - Vazhdon aventura e Simone Inzaghit në pankinën e Interit. Trajneri i zikaltërve në fakt ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024. Marrëveshja zyrtare erdhi përmes një videoje të veçantë në kanalet sociale të zikaltërve dhe një komunikate për shtyp në faqen e klubit. 

“FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi, - thuhet në njoftim. - Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2024”.

Në sezonin e tij të parë te Inter, Simone Inzaghi fitoi një Kupë të Italisë, një Superkupë dhe e përfundoi kampionatin në vendin e dytë. Rezultate këto që i bindën drejtuesit e zikaltër të vënë sërish bast tek ai, duke e zgjatur kontratën deri në vitin 2024, e plotësuar me një rregullim rroge, e cila shkon nga 3 milionë në 4.5 milionë dhe opsion për një vit tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll