Sport

Kushton 300 mijë euro në javë, zbulohet rezidenca spektakolare ku po pushon Messi (video)

Kjo është vila “Sa Ferradura”, ishulli spektakolar ku po pushojnë Lionel Messi dhe Cesc Fabregas, bashkë me familjet e tyre.

22 Qershor 2022, 12:52 Nga DOSJA

Kushton 300 mijë euro në javë,  zbulohet rezidenca spektakolare

SPANJË- Kjo është vila “Sa Ferradura”, ishulli spektakolar ku po pushojnë Lionel Messi dhe Cesc Fabregas, bashkë me familjet e tyre. Ai dhe bashkëshortja e tij Antonela vendosën t'i bëjnë pushimet që kushtojnë 300 mijë euro në javë. Dy lojtarët dhe familjet e tyre nuk lodhen fare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

22 staf prej punëtorësh kujdesen për të gjitha nevojat që futbollistët e famshëm kanë.Vetë vila ka gjashtë dhoma gjumi, një palestër dhe një pishinë që është 20 metra e gjatë dhe konsiderohet një nga vilat më të bukura në Spanjë.Kur lodhen duke qëndruar në vilë, marrin me qira një jaht luksoz për të cilin paguajnë 10 mijë euro në ditë.

Jahti është e gjatë më shumë se 25 metra, ka katër kabina, njëra prej të cilave është VIP. Për momentin, Messi dhe Fabregas nuk do të jenë më rivalë në fushë pas lamtumirës së lojtarit katalanas nga Monaco, ku dëmtimet kanë qenë armiku i tij më i keq në moshën 35-vjeçare.

E.Ç (Dosja.al)

messi

Sondazh

Poll