Sport

Ecclestone i ashpër: "Kushdo që vë bast për Ferrarin dhe Leclerc, nuk do të fitojë!"

Ish-shefi i F1 kritikon pilotin monegask dhe thekson gabimet e Ferrarit që po ndihmojnë një Verstappen, që është nisur për titullin e tij të dytë botëror

22 Qershor 2022, 12:20 Nga DOSJA

Ecclestone i ashpër: "Kushdo që vë bast për Ferrarin

ANGLI - Bernie Ecclestone gjithmonë ekspozon atë që mendon në mënyrë të vrazhdë. Ai nuk është nga ata që qarkullojnë me eufemizma. Ish-shefi i F1 ka folur se si e sheh sezonin 2022. Ai ka bërë një analizë të shkurtër të asaj që ka ndodhur në këto nëntë gara që janë zhvilluar deri (22 gara do të zhvillohen pas anulimi i GP të Rusisë).

Manjati ka kritikuar edhe një herë Ferrarin dhe, konkretisht, Charles Leclerc. Një pilot që nuk e bind shumë miliarderin 91-vjeçar. Duke folur për 'Blick' ai thekson: "Unë prisja, si shumë fansa, që Ferrari të arrinte sukses, pasi kanë kaluar më shumë se 14 vjet. Fatkeqësisht, më duhet të them, se kushdo që vazhdon të vërë bast për Ferrarin, ose Leclerc nuk do të fitojë çdo gjë."

Ecclestone i referohet faktit që ata nga Maranello nuk kanë fituar si konstruktorë që nga viti 2008 (në vitin 2009 fitoi Brawn, më pas Red Bull siguroi katër tituj dhe, më pas, Mercedes mori tetë kurora radhazi). Dhe për pilotët, fituesi i fundit te ‘kokëkuqja’ ishte Kimi Raikkonen në vitin 2007. Që atëherë ka rënë shumë shi...

Fakti është se Ecclestone, që nuk është aspak një fans i Mattia Binottos, nuk ka bërë shumë komente kur Ferrari dominonte në startin e kampionatit. Por tani që ‘kokëkuqja’ ka probleme, ai ka nxjerrë përsëri ‘kamxhikun’... "Gabimet po shfaqen përsëri te Ferrari, besueshmëria shpesh të kujton kohët e vjetra dhe vetë pilotët nuk janë gjithmonë të sigurt në pistë. Se Max Verstappen aty është, ai e kam të lehtë, në fakt mjafton të shohësh që djaloshi i Red Bull tashmë ka gjashtë fitore”, shton ai.

Ecclestone i ashpër: "Kushdo që vë bast për Ferrarin

Renditjen e përgjithshme për konstruktorë e kryeson ekipi i Red Bull me 304 pikë, Ferrari ka 228 dhe Mercedes është afruar me 188 pikë. Sa i përket asaj të pilotëve, Charles Leclerc, duhet theksuar se ai është i treti në renditjen e përgjithshme me 129 pikë, krahasuar me 175 për  Verstappen që kryeson.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll