Sport

Ja ‘defekti’ që shkaktoi panik në avionin e Neymar, pas uljes emergjente në Brazil

Avioni privat i ylli brazilian thuhet se u detyrua të ulej me urgjencë të martën pas një problemi me fshirëset e xhamave të përparëm

22 Qershor 2022, 07:23 Nga DOSJA
Ja ‘defekti’ që shkaktoi panik në avionin e Neymar, pas
Neymar Jr, motra e tij Rafaella

BRAZIL - I detyruar të bënte një ulje emergjente në verilindje të Brazilit të martën, avioni privat i Neymar thuhet se hasi në një "problem me fshirëset e xhamit". 

“Për shkak të një problemi të vogël me fshirësin e xhamit të përparmë në aeroplanin NR Sports, ku ndodheshin Neymar Jr, motra e tij Rafaella dhe e dashura e tij Bruna Biancardi, piloti vendosi si masë paraprake, të ulej në mënyrë të sigurtë në qytetin e Boa Vista, në Roaraima, derisa të zgjidhej problemi i xhamit të përparmë”.

Ky ishte sqarimi në një njoftim për shtyp i bërë nga rrethi i ngushtë i yllit brazilian, teksa specifikoni se të gjithë pasagjerët "janë mirë dhe presin të rifillojnë fluturimin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll