Sport

Textor nis sfidën ndaj PSG-së: "Nuk më pëlqen modeli i tyre, dua t'i mposht"

Miliarderi amerikan që do të marrë në duar ‘frenat’ e Lyon deri në fund të vitit, nuk i fsheh ambiciet e tij, madje i shpall ‘luftë’ parizienëve

22 Qershor 2022, 06:59 Nga DOSJA
Textor nis sfidën ndaj PSG-së: "Nuk më pëlqen modeli i
John Textor, miliarderi amerikan që ka blerë Lyon

FRANCE - John Textor, aksioneri i ri, që do të ketë maxhorancën e aksioneve dhe do të marrë së shpejti edhe presidencën e Lyon, ka folur në një konferencën për shtyp:

"Ne duam të fitojmë kampionate, Jean-Michel (Aulas) dhe unë dua të kthehem në ballë të skenës evropiane, dua të fitoj Champions League dhe shpresoj që të mundemi”.

Jo vetëm kaq, sepse Textor nisi edhe një sfidë për PSG-në: "Nuk më pëlqen modeli i tyre, shpresoj t'i mposht sezonin e ardhshëm. Duke vazhduar të bëjmë si Aulas, ne do të jemi në gjendje të fitojmë më shumë para se një investitor nga Katari”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll