Politike

VD-"Kodi ka pak gjëra për të ndryshuar", Duma: Sfidë mbetet kufizimi i qeverisë për përdorimin e administratës

Sipas Dumës Kodi Zgjedhor aktual ka shumë pak elementë për të ndryshuar por sfidë mbetet kufizimi i qeverisë nga përdorimi i administratës për qëllime elektorale.

17 Qershor 2022, 13:14 Nga d.a
VD-"Kodi ka pak gjëra për të ndryshuar", Duma:
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë fjalës së saj në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore u shpreh se problemi nuk qëndron te Kodi Zgjedhor.

Sipas Dumës Kodi Zgjedhor aktual ka shumë pak elementë për të ndryshuar por sfidë mbetet kufizimi i qeverisë nga përdorimi i administratës për qëllime elektorale.

"Të dyja palët këtu sot do përpiqen që ky proces të shkojë në interesin e palëve politike. Kështu duhet të jetë. Nga ana tjetër, kur themi në interes të qytetarëve, duhet të jetë në interesin e përfaqësimit politik të tyre. Në këtë tryezë ka njohës të mirë të kodit, kjo na bën më shpresëdhënës se do ketë një produkt. Kodi ka pak gjëra që duhet të ndryshohet realisht. Ka diçka thelbësore tek sistemi. Problemi me zgjedhjet nuk fillon dhe mbaron tek kodi. Ky komision do bëjë gjithçka të mundur, por sfidë mbetet të kufizojë qeverinë në përdorimin e administratës, nuk ka të bëjnë me kodin por me influencën e atyre në pushtet. Si i tillë nuk e di se sa do mundemi. Shpresojmë që ta shtrijmë përtej kodit punën e këtij komisioni. Ne do bëjmë pjesën politike të mbrojtjes së këtyre interesave."- tha Duma.

 

grida duma reforma zgjedhore 2022

Sondazh

Poll