Politike

VD-'Ish-kryebashkiaku'/ Rama bie ndesh me fjalët e veta, fton Dritan Lelin në takimin me socialistët

Edhe pse me të ka pasur përplasje në distancë, duke e cilësuar edhe si "ish-kryebashkiak". Por sot duket se ka rënë ndesh me fjalët e tij dhe e ka ftuar për të marrë pjesë në takim.

17 Qershor 2022, 12:02 Nga k.m.
VD-'Ish-kryebashkiaku'/ Rama bie ndesh me fjalët e veta, fton
Dritan Leli

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët socialistë për të diskutuar lidhur me çështje të ndryshme. Sot, nuk e ka ndarë nga "shokët" edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin. Edhe pse me të ka pasur përplasje në distancë, duke e cilësuar edhe si "ish-kryebashkiak". Por sot duket se ka rënë ndesh me fjalët e tij dhe e ka ftuar për të marrë pjesë në takim.

E gjithë përplasja mes tyre, nisi më shumë se një vit më parë, Dritan Leli, kryetari i Bashkisë së Vlorës, do të refuzonte një propozim të kryeministrit Edi Rama që të linte mandatin e kryebashkiakut dhe të merrte atë të deputetit. Nga ai moment, Rama e shpalli si të padëshiruar Lelin në Partinë Socialiste, ndërsa urdhëroi të tijët që të nisnin një sulm të hapur ndaj tij në çdo moment, me qëllim që ta detyronin të jepte dorëheqjen. Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë.

edi rama dritan leli rama me kryebashkiaket 17 qershor 2022

Sondazh

Poll