Politike

VD-"Zgjedhorja"/ Dash Sula: Kishim "të fortë" në Kuvend, ata vinin me armë, ne kishim frikë

Dashnor Sula tha se "të fortët" futeshin në parlament me armë dhe kërcënonin, ndaj dhe kërkoi një sistem më të mirë zgjedhor. 

17 Qershor 2022, 12:13 Nga k.m.
VD-"Zgjedhorja"/ Dash Sula: Kishim "të fortë"
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për ligjin e dekriminalizimit në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në fjalën e tij, Sula tha se "të fortët" futeshin në parlament me armë dhe kërcënonin, ndaj dhe kërkoi një sistem më të mirë zgjedhor. 

"Nëse ky komision do të bëjë retushimin e radhës, unë për vete personalisht, në qasjen time, do të mbaj një qëndrim në interes të zgjedhëseve. E kam thene dhe do ta përsëris, se mandati nuk është i imi personal. U bënë ndryshime kushtetuese në vitin 2008 për të hequr dy të fortë nga parlamenti. Ishim të gjithë dëshmitarë, vinin me armë, me doreza boksi me rripa duke u rrahur. Parlamenti u kthye vendi më i pasigurtë. Kjo ndodhi për një arsye shumë të thjeshtë, interesat personale për të pasur pushtet absolut mbi politikën shqiptare. Më gjeni një politikan të lartë sot që ka kërkuar falje për gabimet që ka bërë. Jemi katandisur në një gjendje, ku deputetët janë emëruar. Të fortët u desh që të hiqeshin me ligj. Kjo ndodhi vetëm në Shqipëri. Nuk flasim për vepra të lehtë, por trafikantë droge, apo me vepra më të rënda,"-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij.

dashnor sula komisioni per reformen zgjedhore 2022

Sondazh

Poll