Politike

VD-Zgjidhen dy sekretarët e Komisionit të Refomës Zgjedhore

Të dy zgjodhën dhe dy sekretarët e tij, Klevis Xhoxhi nga PS dhe Dashnor Sula nga demokratët.

17 Qershor 2022, 12:31 Nga k.m.

VD-Zgjidhen dy sekretarët e Komisionit të Refomës Zgjedhore

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore është mbyllur me një frymë pozitive konsensusi, siç u shpreh dhe një nga kryetarët e tij, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri. Të dy zgjodhën dhe dy sekretarët e tij, Klevis Xhoxhi nga PS dhe Dashnor Sula nga demokratët.

PJESË NGA BISEDA: 

Mediu: Unë mendoj që duhet të marrim një vendim të përbashkët për ta bërë sa më efektive punën e këtij komisioni për të zbatuar disa rregulla dhe rregulli i parë duhet të jetë një minutazh i përcaktuar për gjithsecilin me të drejtën e një replike. Sado mendime të kemi, më shumë se 3 minuta shkon shumë, nuk është më thelb dhe esencë në raport me ligjin. Ta vendosim këtë rregull, përndryshe do bëjmë diskutime…

(Ndërhyn Bylykbashi)

Mediu: Jo? Mirë mo mirë, funksionon apo jo kjo është çështjes tjetër o Oerd, por unë nuk mendoj, për një çështje jo më shumë se 3 minuta. Nuk jemi i vetmi parlament që racionalizojnë kohën. 3 minuta mendoj se është i mjaftueshëm.

Gjiknuri: E përshëndes ndërhyrjen tuaj, do ta quaja me vend, por le të jetë një rregull që ne duhet ta caktojmë, që për çështje të caktuara të mos jetë më shumë se 3 minuta. E marr vesh që pjesa më e keqe e kësaj gjëje vjen…mbase do të shkoja në një propozim radikal ngaqë kemi gjithmonë mediat, sa herë ka media të pranishme debatet bëhen të pafundme, kur ikin mediat eksperienca ime në komisionet zgjedhore kështu ka qenë, debatet kanë qenë shumë më produktive dhe drejt arritjes së rezultatit. Shqipëria do të vazhdojë të bëjë zgjedhje më këtë kod, se kodi i ka të gjitha rregullat demokratike dhe reflekton shumë nga parimet që kanë vendet demokratike. Prandaj është në të mirën tonë maxhorancë-opozitë të gjejmë mirëkuptim. Nuk dikton dot njeri as me vota as imponohet dot. Le ta mbajmë këtë frymë të mirë, qe një fillim i mbarë. Do të uroja që me këtë frymë të vazhdohet dhe në mbledhjet e tjera.

 

komisioni i reformes zgjedhore 2022 damian gjiknuri klevis xhoxhi dashnor sula

Sondazh

Poll