Politike

VD-Komisioni për Refomën Zgjedhore, Bylykbashi paralajmëron: Mos bëni pazar si në 2020

Oerd Bylykbashi tha se reforma e re zgjedhore nuk mund të jetë pazar, duke përmendur edhe marrëveshjen e 2020-ës.

17 Qershor 2022, 11:50 Nga k.m.
VD-Komisioni për Refomën Zgjedhore, Bylykbashi paralajmëron: Mos
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke kërkuar bashkëpunim me palëve. Në fjalën e tij, Bylykbashi tha se reforma e re zgjedhore nuk mund të jetë pazar, duke përmendur edhe marrëveshjen e 2020-ës. Sipas tij, marrëveshja e bërë,  jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, po shkatërroi sistemin.   

"Në vitin 2000 është mirë që të kujtohemi pak se çfarë ka ndodhur, është bërë në mënyrë të njëanëshme atë kohë. Në vitin 2020, u tradhëtua puna e opozitës dhe u bë e rregullt si deshi. Ky Komision është një nga ata që merren me pjesën reale të politikës. Në 2002 është vendosur të bëhet me consensus ndryshimi i kodit zgjedhor. Në 2013 rrotacioni ishte i qetë.Ky komision ka nevojë të jetë efikas. Kemi vënë si objekt të punës rekomandimet e OSBE-ODIHR, por dëgjova këtu që ky komision nuk është politik, por është teknik. Kjo është një nga reformat më politike që bën ky Parlament. Nëse këtu shkon teknikisht gabim, ditën e zgjedhjeve është politik. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të rikthejë vëmendjen te rekomandimet e OSBE-ODIHR. Flitet për shitblerjen e votës, flitet për abuzim masiv të shtetit për të fituar zgjedhjet. Uroj që edhe faktorët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë pazar. Nuk mund të jetë si fundi i 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, por shkatërroi një system zgjedhor. Rregullat e lojës në parim nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për qindra mijëra zgjedhës që janë atje. Përndryshe reformat bëhen për të zgjidhur probleme. Nëse krijon krizë politike, është më mirë të mos nisë. Kjo është një nga reformat më politike, nuk mund të jetë teknike. Nëse shkon gabim ditën e zgjedhjeve konflikti do të jetë politik. Në çdo rast kjo reformë nuk duhet të jetë pazar. Nuk duhet të jetë si fundi i 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, po shkatërroi sistemin,"-tha Oerd Bylykbashi

oerd bylykbashi reforma zgjedhore 2022

Sondazh

Poll