Politike

VD-'Borxhe, borxhe, borxhe'/ Rama: Bashkitë po abuzojnë me pasurinë në emër të komfortit elektoral

Kreu i qeverisë deklaron se ka bashki që kanë probleme serioze me ujin, pronat e me dixhitalizimin. 

17 Qershor 2022, 11:44 Nga A.B
VD-'Borxhe, borxhe, borxhe'/ Rama: Bashkitë po abuzojnë me
Edi Rama

TIRANË- Me tone të larta, kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Bashkitë po abuzojnë me pasurinë në emër të komfortit elektoral. Gjatë aktivitetit për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, kreu i qeverisë deklaroi se ka bashki që kanë probleme serioze me ujin, pronat e me dixhitalizimin. 

'Sa janë tregjet bujësore me pjesmarrje apo pronësi bashkiake, sa janë pikat e grumbullimit e të shpërndarjes. Sa nga ju kanë shfrytëzuar fondin e garancisë sovranë për bujqësinë? Sa herë e keni përsëritur këtë gjë, për të ardhur te një tjetër gangrenë që është uji. Pse duhet të ballafaqohemi me probleme serioze për ujin. Bashkitë nuk bëjnë detyrën, por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve me abuzimin me pasurinë në emër të komfortit elektoral. Pasuria nuk shkon aty ku duhet po vetëm borxhe, borxhe, borxhe. Pa folur për shërbimet e tjera, pastrimi, transporti publik.  Pse duhet të jetë qeveria kampione në dixhitalimin e pse të mos jenë bashkitë. Ka kuptim që bashkitë të jenë të prapambetura në dixhitalizim?'- tha Rama. 

rama me kryebashkiaket 17 qershor 2022 edi rama

Sondazh

Poll