Politike

VD-Kritikat për kryetarët e Bashkive, Rama: Ndërtoni banesa sociale, me një gur vrisni dy zogj

Sipas Ramës, bashkitë mund të krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhura.

17 Qershor 2022, 12:06 Nga A.B
VD-Kritikat për kryetarët e Bashkive, Rama: Ndërtoni banesa
Edi rama

TIRANË- Gjatë aktivitetit për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, kryeministri Edi Rama kërkoi nga bashkitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë për njerëzitë në nevojë banesa. Ai u shpreh se qeveria nuk mund të jetë përgjigjia për çdo gjë e se rolin e investitorit mund ta marrin kompanitë e ndërtimit që zhvillojnë pronat e këtë gjë mund ta bëjnë edhe bashkitë. 'Çfarë i pengon? Dhe ndërkohë me një gur vrasin dy zogj.'- u tha Rama kryebashkiakëve. 

Sipas Ramës, bashkitë mund të krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhura.

'Bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim, por njëkohësisht të fitojnë para për buxhetin e tyre. Më thoni një bashki që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri? Nuk ka! Nuk mundet qeveria të jetë përgjigja për çdo nevojë, dhe s’ka pse oportunitete që janë për tu shfrytëzuar të mos shfrytëzohen në sektorin bashkiak, nuk ka arsye!Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitor që s’kanë fare kompani ndërtimi, dhe marrin kompanitë e ndërtimit dhe zhvillojnë pronat, pse mos ta bëjnë bashkitë këtë? Çfarë i pengon? Dhe ndërkohë me një gur vrasin dy zogj. Krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e tyre dhe nuk rrinë të presin nga enti i banesave ne Tiranë, dhe nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhura. Pse mos bëhet kjo? Urdhëroni, jeni këtu, mi thoni?'- tha Rama. 

edi rama rama me kryebashkiaket 17 qershor 2022

Sondazh

Poll