Politike

VD-'Lajmin e keq e them unë'/ Rama: Do marrim masa nëse nuk përmbushen detyrimet financiare

Rama u shpreh se do të veprojnë njësoj si bëhet në Itali apo Francë, duke marrë bashkitë në administrim. 

17 Qershor 2022, 11:51 Nga A.B
VD-'Lajmin e keq e them unë'/ Rama: Do marrim masa nëse nuk
Edi Rama

TIRANË- Bashkitë do të merren në administrim deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama përballë kryebashkiakëve. Kjo do të bëhet në rast se Bashkitë nuk përmbushin detyrimet e tyre financiare. Gjatë aktivitetit për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, Rama u shpreh se do të veprojnë njësoj si bëhet në Itali apo Francë, duke marrë bashkitë në administrim. 

'Ne besojmë se potenciali për të bërë aktivitet ekonomik, financiar dhe fitimprurës është i gjithi aty. Mosshfrytëzimi i kapitalit nuk është i justifikueshëm. është e mundur, do vizion e vullnet e ekspertizë që thashë janë të gjithë partnerët këtu dhe qeveria në dispozicion e këto gjerë mund të bëhen. Një gjë që ministrja nuk e tha, se lajmin e keq ma le mua. Ne do marrim masa në rast të mospërmbushjes së detyrimeve financiare, siç bën gjithë bota, duke marrë bashkitë në administrim, siç bëhet në Itali e Francë, kur situata financiare bëhet një gropë kur bën sikur nuk e sheh. Do të bëhet dhe me buxhete, nuk do miratohen nëse nuk janë brenda parametrave financiare. '- tha Rama. 

edi rama rama me kryebashkiaket 17 qershor 2022

Sondazh

Poll