Politike

Raporti i KLGJ, Xhafaj: Duhet përgëzuar! S'mjaftojnë të dhënat, duhet edhe transparencë

Xhafaj tha se prezantimi i raportit është shumë i mirë mirëpo nuk është e mjaftueshme pasi duhet shërbim, cilësi dhe shpejtësi në sistemin e drejtësisë.

15 Qershor 2022, 13:38 Nga A.B
Raporti i KLGJ, Xhafaj: Duhet përgëzuar! S'mjaftojnë të
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj komplimentoi raportin vjetor të KLGJ-së. Gjatë komisionit të ligjeve, Xhafaj tha se prezantimi i raportit është shumë i mirë mirëpo nuk është e mjaftueshme pasi duhet shërbim, cilësi dhe shpejtësi në sistemin e drejtësisë.

'Kam dëgjuar në mbledhjen tuaj të datës 20 prill, ku u miratua raporti, jam i habitur që raporti i hartuar me një numër shumë të madh nënpunësish, është prezantuar 15 minuta dhe nuk pati asnjë koment e diskutim nga anëtarët e këshillit. Kjo ka të bëjë me Këshillin, me qasjen që ka në këtë proçes, se çfarë quan themelore çdo anëtar me përgjegjësitë e tij. Në vlerësimin tim, kjo paraqitje është standart i mirë, duhet përgëzuar se duhet të jetë standart që duhet t'ia imponojmë prokurorisë. Prezantimi i të dhënave është bazë e mire, komplimenta, nuk është e mjaftueshme, duhet shërbimi, cilësia dhe shpejtësia në drejtësi, se këto i duhen qytetarët se ky është dhe qëllimi i sistemit të drejtësisë. Cilat janë problemet e zgjidhjet, cfarë kërkon nga pushtete e tjera. KLGJ ka 3 vite që raporton, pritshmëritë janë të larta.'- tha Xhafaj.

komisioni i ligjeve 15 qershor 2022 fatmir xhafaj

Sondazh

Poll