Politike

VD-Territoralja/ Mziu kapet me ish-ministren, deputeti: Tepelena e Përmeti sa gjysma e Dibrës, kanë më shumë NJV

Xhelal Mziu theksoi se ndarja territoriale favorizoi shpopullimin e zonave bujqësore dhe disporporcionin në ndarjen e njësive vendore.

15 Qershor 2022, 12:39 Nga DOSJA

VD-Territoralja/ Mziu kapet me ish-ministren, deputeti: Tepelena e Përmeti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka folur në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Territoriale duke nxjerrë në pah disa nga problemet që prodhoi ndarja e 2015 në 61 bashki, në të gjithë vendin. Mziu theksoi se ndarja territoriale favorizoi shpopullimin e zonave bujqësore dhe disporporcionin në ndarjen e njësive vendore. E po ashtu, përmendi se nuk kanë shumë besim tek maxhoranca, pasi kanë treguar se nuk e kanë mbajtur fjalën në marrëveshjet që kanë bërë me opozitën.

PJESË NGA DEBATI: 

Mziu: Edhe duke qenë se jam anëtarë i Komisionit...
Denaj: Komentet i hapim pak më vonë, të mbarojmë pjesën juridike
Mziu: Tek rendi i ditës të futet edhe komunikimi.
Denaj: Duhet të përfundojmë pjesën juridike.
Mziu: Nuk besoj se prish punë.
Denaj: Duke ezuruar rendin e ditës dhe duke kërkua që në mbledhjen e ardhshme, të përcaktojnë veprimtarinë, të presim dëgjesa. Nuk vendosim sot për datën por në javën që vjen të bëjmë mbledhjen e radhës. Asaj ia lëmë të gjithë peshën e komenteve dhe diskutimeve mbi planin e veprimit.
Mziu: Jeni bashkëkryetare, nuk luani rolin e komandueses. Jemi në situatë jonormale se kemi dhe fushatën para. Le tyë përcaktojmë edhe afatet. Ky komision të ketë rrugë të mbarë dhe fat ndryshe nga Komisionet që kemi parë më sot. Ndjehem pak i...për shkak të përfaqësimit si ish-ministre. Sot pushteti krahasuar me atëherë është me keq, edhe për shkak të decentralizimit por edhe finanave. Në këto 7 vite ka dalë në pah problematikat që janë konstatuar. Nuk ka pasur prishmërinë që kishim. Nuk janë kursyer 80 mln euro, kemi administratë më shumë se më parë. Kemi një fond pagash akoma më shumë. Dibra ka një njësi vendore, Tepelena dhe Përmeti janë sa gjysma e Dibrës dhe kanë nga 3 a 4. Ka patur probleme për sa i përket zonave rurale. është prodhuar shpopullimi. Toka është lënë djerrë. Jam spektik për këtë komision. Ju ndryshoni ndryshimet. Ndodhi edhe me presidentin.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Sondazh

Poll