Politike

VD-PARALAJMËRIMI/ Bylykbashi: 80% e gjyqtarëve do largohen nga sistemi i drejtësisë

Deputeti u shpreh se harta e re gjyqësore është një dështim, pasi në Tiranë ka më shumë çështje mirëpo nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë

15 Qershor 2022, 13:18 Nga A.B
VD-PARALAJMËRIMI/ Bylykbashi: 80% e gjyqtarëve do largohen nga sistemi
Oerd Bylykbashi

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi paralajmëroi ditën e sotme se së shpejti rreth 80% e gjyqtarëve do të largohen nga sistemi i drejtësisë. Në komisionin e Ligjeve, deputeti u shpreh se harta e re gjyqësore është një dështim, pasi në Tiranë ka më shumë çështje mirëpo nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë. Po ashtu, ai sygjeroi që në Gjykatat që ka më pak çështje, të ketë më pak gjyqtarë. 

'Nuk keni gjyqtarë dhe nuk iu del llogaria. Rastet e thjeshta tregojnë se sa punon sistemi i drejtësisë. Drejtësia jepet në çdo cep, ta mbajmë se kemi akoma punë nuk është standart. Nëse në Tiranë ka më shumë çështje, merrni masa që të keni më shumë gjyqtarë. Kjo do dështojë, nuk e keni vetëm ju fajin, themeli është 6 vite para. Sot keni vetëm 55% të gjyqtarëve, 80% e gjyqtarëve do të ikin nga sistemi deri në fund të procesit të vettingut, këtë do ta vuajnë qytetarët. Ai që ka më pak çështje të ketë më pak gjyqtarë.'- tha Bylykbashi.

komisioni i ligjeve 15 qershor 2022 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll