Politike

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ministri polak: E përgëzoj qeverinë për hapat e ndërmarra

Zëvendës kryeministri Ahmetaj u shpreh se kryesia polake e OSBE-së përkon me një periudhë shumë të vështirë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

15 Qershor 2022, 12:48 Nga j.c
Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE,
Arben Ahmetaj dhe Zbiniew Rau

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau zhvilloi një takim ditën e sotme me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në një konferencë për mediet ai theksoi mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e vendit në BE.

"E përgëzoj Shqipërinë për hapat që ka marrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani më shumë se kurrë na duhet solidaritet dhe përpjekje për të ruajtur angazhimet thelbësore të OSBE. Jam i lumtur të theksoj se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për të ruajtur efikasitetin e OSBE-së. jam i nderuar dhe theksoj jashtëzakonisht marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona. Polonia mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kemi diskutuar me Ahmetaj se si të forcojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë dy palësh,”-tha Rau.

Zëvendës kryeministri Ahmetaj u shpreh se kryesia polake e OSBE-së përkon me një periudhë shumë të vështirë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Ndërkohë ai u ndal në faktin se Shqipëria ka bërë thirrje të vazhduashme për të ndaluar luftën në Ukrainë.

"Roli i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ka qenë i gjithanshëm. Ne kemi bërë thirrje për të ndaluar me çdo kusht luftën në Ukrainë për të tërhequr të gjitha trupat ushtarake ruse si dhe për të ndaluar vrasjen e personave. Lufta në Ukrainë është një luftë për paqen dhe sigurinë e kontinentit Europian”-tha Ahmetaj.

Ministri polka ka nisur një tur vizitash në Ballkan, duke e nisur nga Shqipëria.

zbigniew rau ne shqiperi zbigniew rau arben ahmetaj

Sondazh

Poll