Politike

VD-Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ-së: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë

Llagami tha se thelbi i krijimit të hartës ka lidhje me çështjet e reja që vijnë në çdo gjykatë e se sa prurje ka.

15 Qershor 2022, 12:34 Nga A.B
VD-Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ-së: Na detyroi situata,
Naureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi ditën e sotme se harta e re gjyqësore u hartua pasi ishte e nevojshme. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Llagami tha se thelbi i krijimit të hartës ka lidhje me çështjet e reja që vijnë në çdo gjykatë e se sa prurje ka. Ajo vuri theksin edhe te mungesa e gjyqtarëve, duke thënë se mungojnë 184 gjyqtarë, mirëpo me hartën e re nuk do të ketë të tilla mungesa. 

DEKLARATA E LLAGANIT:

"Ne arritëm në përfundim për hartën e re gjyqësore dhe pas tryezës së rrumbullakët. Për të filluar, është çështje teknike që ligji për pushtetin gjyqësor, por të shkojmë në nenet 14/15, ka definicion për madhësinë e gjykatës, për KLGJ që duhet të ketë seksione. Kush është parashikimi ligjor? Një ligj me 3/5. Ata që kanë punë me gjykatat e dinë se disa gjykata ishin me 4 gjyqtar, që nuk kapnin kriterin ligjor. Edhe ato me 5 nuk e kapnin se duhen 7 gjyqtarë në Shkallën e Parë. Ligji thonte që përveç këtij kriteri duhet të mbaje parayssh edhe indikatorët. Shqetësimi për gjykatën e Apelit Administrativ e kemi të gjithë. Kemi kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve. Që kur filloi ligji për implementimin tregoi se u kalua një çështje që nuk ishte e kësaj gjykate. Thelbi i krijimit të gjykatave ka lidhje me çështjet e reja që vijnë me çdo gjykatë, jo sa backlogu ka, por sa prurje ka. Po të shohim statistikat e Tiranës që është më e madhja, është një nga gjykatat më efektive. Edhe gjykimi i specializuar nuk dështon. Nuk mund të specializojmë gjyqtarë në gjykata të vogla. Nuk mund të jetë efektiv.

Sa i përket prurjeve dhe a ka menduar KLGJ për prurje të reja në sistem. Pa diskutim, kemi bërë studim dhe i kemi rritur në mënyrë graduale. Thuhej se do ishte 20%. Ne kemi qenë dhe ka qenë një deklaratë që kemi bërë vazhdimisht që studimet tona janë të matura dhe me hapa të vegjël. Sot kemi arritur që në 2028, duke nisur nga ky vit, parashikohet të hyjnë në sistem 144 kandidatë magjistratë. Këtë vit hyjnë 24, vitin tjetër 35 dhe më pas 45. KLGJ ka propozuar që viti i tretë i magjistratëve të jetë praktikë. Ne mund ti çojmë në gjykata të mëdha për çështje të thjeshta. Kandidatët duhet të kenë 3 vite eksperiencë, qe do të thotë nuk dalin 25 vjeç, por 28 vjeç. Sa i përket angazhimit të stafit administrativ, kemi angazhuar shumë. Pra sekretarët gjyqësorë të ndihmojnë gjyqtarët për çështje të thjeshta si urdhra ekzekutimi, kthim padie etj. Nëse kemi këtë lloj ritmi, jemi 224 gjyqtarë në sistem nga 408 që duhet të kishim dhe punojnë me ritme prej mbështetjes që ka dhënë Kuvendi", tha Llagami.

komisioni i ligjeve 15 qershor 2022 naureda llagami

Sondazh

Poll