Politike

VD-Territorialja/ Mziu e nisi me fjalim, Mesila Doda: Do kemi kohë, ta mbyllim për sot

Mesila Doda ftoi kolegët që çështjet dhe kundërshtitë politike t’i linin për në mbledhjet e radhës, ndërsa sot të vazhdohej me konstituimin.

15 Qershor 2022, 12:51 Nga k.m.

VD-Territorialja/ Mziu e nisi me fjalim, Mesila Doda: Do kemi kohë, ta

TIRANË- Edhe pse kanë nisur me debate, nuk kanë vijuar gjatë. Në fund të mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale, deputetja Mesila Doda ftoi kolegët që çështjet dhe kundërshtitë politike t’i linin për në mbledhjet e radhës, ndërsa sot të vazhdohej me konstituimin.

"Kemi një rend dite sot, nuk është dita dhe vendi që të flasim politikisht. Le t'i mbyllim punimet për sot. Ky parlament ka zgjatur në kohë shumë afate. Do i sugjeroja kolegëve të maxhorancës që të kuptojnë se nuk është vetëm çështje politike, por të bëjmë jetën e qytetarëve për këtë çështje. Të respektojmë sot rendin e ditës,"-tha Mesila Doda.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

mesila doda reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll