Politike

Rama në Kiev, në ekspozitën ku tregohet tmerri i luftës me Rusinë: Bota ta ndalë këtë horror

Edi Rama ka lënë të shkruar edhe një mesazh.

15 Qershor 2022, 13:29 Nga k.m.
Rama në Kiev, në ekspozitën ku tregohet tmerri i luftës me
Edi Rama

KIEV- Kryeministri Edi Rama gjatë udhëtimit në Ukrainë ishte edhe vizita në Muzeun Kombëtar të Historisë së Luftës së Dytë Botërore, ku shpaloset ekspozita kushtuar luftës ruso-ukrainase. Rama ka lënë të shkruar edhe një mesazh.

“Bota ta ndalë këtë horror dhe Ukraina të dalë e rilindur nga kjo”, ka shkruar ai.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

edi rama edi rama ne kiev

Sondazh

Poll