Politike

VD-Komisioni i Territoriales/ Denaj kërkon kujdes: Ka afat. I kthehet Çupi: S'vihemi dot nën presion

Nënkryetarja e këtij komisioni, Dhurata Çupi theksoi se veprimtaria e tyre nuk mund të jetë nën presionin e datave dhe të afateve. 

15 Qershor 2022, 12:47 Nga k.m.

VD-Komisioni i Territoriales/ Denaj kërkon kujdes: Ka afat. I kthehet

TIRANË- Afati për Reformën Territoriale ka futur në sherr dy bashkëkryetaret. Gjatë diskutimit mes anëtarëve të Komisionit për Reformën Territoriale, nënkryetarja e këtij komisioni, Dhurata Çupi theksoi se veprimtaria e tyre nuk mund të jetë nën presionin e datave dhe të afateve. Ajo theksoi se nga ana e kryetares, Anila Denaj ky duket një provokim. Ndërkohë kjo e fundit kujtoi rregulloren. Duke lënë të hapur mundësinë dhe për një shtyrje të mundshme të afatit. 

PJESË NGA BISEDA: 

Dhurata Çupi: Javën tjetër do të kemi planin e punës, nuk jemi dot në presionin e datave se vendimi i parë është në shkurt. duhet të punojmë deri në limitin që përkon me dekretin e presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Nuk jemi dot nën presionin e afateve kohore. Prandaj kjo pjesa e kohës mendoj që ishte ndoshta

Anila Denaj: Përtej diskutimit që kemi bërë, mendoj që ka një afat që është juridikisht i referuar në urdhër. Por sipas rregullave të Kuvendit, kur të flasim kontrektisht për afatin do të flasim me të.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

anila denaj dhurata çupi reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll