Politike

VD-'Ndryshuat qendrim për presidentin'/ Territorialja, Krashi-Mziut: Të punojmë pa paragjykuar

Lavdrim Krashi tha se të gjithë duhet të punojnë prë të mirën e qytetarëve.

15 Qershor 2022, 12:46 Nga k.m.
VD-'Ndryshuat qendrim për presidentin'/ Territorialja,
Lavdrim Krashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi i ka kërkuar kolegut të opozitës, Xhelal Mziut që të mos e paragjykojnë Komisionin e Reformës Territoriale. Në fjalën e tij, ai tha se të gjithë duhet të punojnë prë të mirën e qytetarëve.

"T'i japim mundësinë Komisionit pa e paragjykuar. Duke pasur parasysh interesin e zgjedhësve dhe të jetë në funksion të jetës së tyre. Shqetësimet e Mziut qëndrojnë edhe pse kemi qasje të ndryshme. Nuk është koha sot për të hyrë në debate dhe detaje. Të kemi një produkt që të paktën pjesa më e madhe e shqiptarëve të jetë dakord. Nuk hymë në detaje as për numrin, as çfarë nuk do të prekim,"-tha Lavdrim Krashi.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

lavdrim krashi reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll