Politike

VD-Harta e re gjyqësore, Llagami: Është punë 3-vjeçare, raporti i detajuar në 172 faqe

Llagami u shpreh se në formulimin e hartës gjyqësore morën pjesë një grup ekspertësh të cilët formuluan raport të detajuar

15 Qershor 2022, 12:37 Nga A.B
VD-Harta e re gjyqësore, Llagami: Është punë
Naureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi ditën e sotme se harta e re gjyqësore është punë tre vjeçare. Në komisionin e Ligjeve, Llagami u shpreh se në formulimin e hartës gjyqësore morën pjesë një grup ekspertësh të cilët formuluan raport të detajuar me 172 faqe. 

'I kemi paraqitur online arsyet, grupi i punës ka qënë me përfaqësues të ndryshëm, me ekspertë më të mirë. është punë grupi 3 vjeçare, është punë e bërë për herë të parë, është bërë në mënyrë serioze, kemi material shumë voluminoz. Sot standarti është efiçensa, që gjykimi të jetë më i shpejtë. Janë 172 faqe vetëm projek. Ajo që unë dua të siguroj, është që KLGJ është organ përgjegjës për eficensën, ne sot për shumë faktorë të tjerë, e kemi gjykatën afër shtpisë por nuk marrim shërbim. Meraku që kemi pasur dhe për njerëzit në nevojë, i kam marrë përdore e i kam cuar në gjykatë, për ata kemi arritur që së bashku me shërbimet që do jepen, do përforcohen për këtë kategori njerëzish.'- u shpreh Llagami.

 

naureda llagami komisioni i ligjeve 15 qershor 2022

Sondazh

Poll