Sport

Zelandë e Re-Kosta Rika, zbulohet ekipi i fundit që pret biletën për 'Katar 2022'

Spanja njeh ekipin kundër të cilit do të debutojë në Botërorin e ardhshëm në Katar. Kosta Rika është skuadra e fundit që pret biletën për Kupën e Botës Katar 2022.

14 Qershor 2022, 22:23 Nga DOSJA

Zelandë e Re-Kosta Rika, zbulohet ekipi i fundit që pret biletën

DOHA- Spanja njeh ekipin kundër të cilit do të debutojë në Botërorin e ardhshëm në Katar. Kosta Rika është skuadra e fundit që pret biletën për Kupën e Botës Katar 2022. Përfaqësuesja nga Amerika e Jugut mund me shifrat 1-0 Zelandën e Re.

Në takimin zhvilluar në Doha, mjaftoi një gol i Joel Campbell në minutat e para të takimit. Zelanda e Re reagoi mirë, mbështetur nga depërtimet e shpeshta të Cacace në krahun e majtë dhe centimetrat e ëood, të cilat u bënë një makth i vërtetë për mbrojtjen e Kosta Rikës.

Sulmuesi i Neëcastle krijoi shumë mundësi, madje arriti të barazonte shifrat, por realizimi u anulua për shkak të një faulli. Kështu Costa Rica siguron vendin e saj në Katar 2022, ku do t’ju bashkohet Spanjës, Gjermanisë dhe Japonisë në Grupin E.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll