Sport

Shkelma, grushte dhe ofendime në dhomat e zhveshjes, çfarë ndodhi me Kombëtaren e Kanadasë?!

Kombëtarja kanadeze nuk po kalon një situatë të mirë. Pas kualifikimit në Kupën e Botës për më shumë se 30 vjetë mungesë, lojtarët hynë në grevë pak ditë më parë për kushtet e pagave të propozuara në kontratën e re kolektive

14 Qershor 2022, 19:53 Nga DOSJA

Shkelma, grushte dhe ofendime në dhomat e zhveshjes, çfarë

KANADA- Kombëtarja kanadeze nuk po kalon një situatë të mirë. Pas kualifikimit në Kupën e Botës për më shumë se 30 vjetë mungesë, lojtarët hynë në grevë pak ditë më parë për kushtet e pagave të propozuara në kontratën e re kolektive që konsiderohen të papranueshme. Por kjo nuk është e gjitha. Në ambient ka njëfarë nervozizmi dhe ndeshja ndaj Hondurasit e ka konfirmuar këtë.

Skuadra e John Herdman u mund 2-1 në San Pedro Sula për një ndeshje të CONCACAF Nations League A dhe pas bilbilit të fundit u shfaqën pamjet që tregonin lojtarët kanadezë duke përplasur dhe shkelmuar derën e dhomës së zhveshjes së gjyqtarëve, sepse nuk janë të kënaqur me arbitrmin e ndeshjes.

Lojtarët kanadezë u tërbuan me gjyqtarët dhe Jonathan David, i cili shënoi golin u desh të ndërhynte për të qetësuar shokët e tij. Fatkeqësisht, zemërimi i Kanadasë nuk u përcoll vetëm ndaj gjyqtarëve, por pas përshëndetjeve në fushë pati një debat të ashpër me kundërshtarët për këtë sjellje të mbajtur në tunel.

E.Ç (Dosja.al)

kanada

Sondazh

Poll