Sport

Lojtarë e huliganë rrahin për vdekje arbitrin e ndeshjes, shkak bëhet kartoni i kuq!

Një tragjedi ka goditur futbollin në shtetin e El Salvadorit

14 Qershor 2022, 19:10 Nga DOSJA

Lojtarë e huliganë rrahin për vdekje arbitrin e ndeshjes, shkak

EL SALVADOR- Një tragjedi ka goditur futbollin në shtetin e El Salvadorit. José Arnoldo Amaya, një arbitër 63-vjeçar, ndërroi jetë në spital për shkak të dëmtimeve shumë të rënda të marra pas një sulmi në fushë nga duart e një lojtari që sapo ishte përjashtuar me karton të kuq.

Për të rrahur arbitrin u bashkuan edhe lojtarë të tjerë, madje edhe disa tifozë që pushtuan fushën, edhe pse dinamika e saktë dhe autorët e dhunës vrastare nuk janë identifikuar ende.Sipas asaj që raporton 'Olé', arbitri është goditur nga një goditje e fortë në gjoks, e cila i ka shkaktuar një gjakderdhje të brendshme. I transportuar me urgjencë në spital, çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e tij ishte e kotë: arbitri ndërroi jetë pas disa orësh.

Në një intervistë për programin El TikiTaka, Presidenti i Federatës Hugo Carillo u bëri thirrje autoriteteve që të gjejnë fajtorët sa më shpejt të jetë e mundur: "Si Federatë, ne dënojmë atë që ndodhi me gjyqtarin José Arnoldo Amaya dhe shpresojmë që autoritetet të mund të gjejnë fajtorët përgjegjës për vdekjen e arbitrit”.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll