Sport

Allegri kapet 'mat' me njeriun që po rindërton PSG, një foto në Francë huton tifozët

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ndodhej në Monako i shoqëruar me drejtoin e ri sportiv të PSG, Luis Campos

14 Qershor 2022, 20:28 Nga DOSJA

Allegri kapet 'mat' me njeriun që po rindërton PSG, një

MONAKO- Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ndodhej në Monako i shoqëruar me drejtoin e ri sportiv të PSG, Luis Campos. Reperi francez Gradur, postoi një foto në Snapchat ku shihej tekniku bardhezi përpara hyrjes së hotelit de Paris.

Campos ishte krijuesi, regjisori i fabulave të shkruara vitet e fundit me Monaco-n dhe Lille, dy skuadrat në Ligue 1 që mundën të ndalonin yjet e PSG-së dhe dominimin e saj në dhjetë vitet e fundit. Klubi francez është në kërim të një trajneri të ri, ëndrra e klubit francez mbetet Zidane. Fotoja mes Campos dhe Allegrit ka krijuar një konfuzion te tifozët e të dyja skuadrave. Trajneri italian nuk ka dhënë asnjë shenjë ndarjeje, pavarësisht një sezoni zhgënjyes, i pari me zero tituj të fituar që nga viti 2012.

Allegri kapet 'mat' me njeriun që po rindërton PSG, një

Pra, çfarë po bënte Allegri në Montecarlo me të? Trajneri i Juventusit është një vizitor i rregullt i Principatës. Allegri ka darkuar ato ditë me Toto ëolff, drejtorin e ekipit të Mercedes në Formula 1. Por takimi me Campos, i cili ka një vlerësim prej kohësh për të, sigurisht që nuk mund të kalojë pa u vënë re, sidomos në ditët kur PSG po përpiqet të mbyllë kërkimet për trajnerin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

allegri

Sondazh

Poll