Sport

Takim surprizë në selinë e Interit, agjenti i lojtarit të Serie A: "Ishte bisedë e këndshme, të shohim..."

Inter po punon për të kuptuar fizibilitetin e një negocimi që mund të transferojë Destiny Udogie.

14 Qershor 2022, 18:54 Nga DOSJA

Takim surprizë në selinë e Interit, agjenti i lojtarit të

ITALI- Inter po punon për të kuptuar fizibilitetin e një negocimi që mund të transferojë Destiny Udogie. Lojtari i Udineses është një nga profilet për t'u transferuar në Milano.

Siç zbulon ‘Sky Sport’, agjentët e lojtarit zbarkuan në Milano dhe zhvilluan një takim me drejtuesit e klubit ziklatër. Pas largimit të Ivan Perisic për te Tottenham, një nga objektivat është që t'i japin Simone Inzaghit një lojtar që mund të plotësojë krahun e majtë.

Udogie zhvilloi një sezon pozitiv me 5 gola dhe 3 asistime në 37 paraqitje zyrtare.Në fund të takimit, agjentët Stefano Antonelli dhe Ferdinando Guarino folën për mikrofonat e 'Sky': "Ishte një takim i parë i këndshëm. A është një mundësi reale? Ishte një bisedë e parë, tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë."

E.Ç (Dosja.al)

inter

Sondazh

Poll