Sport

Klauzola anti-Partizani nuk bën punë, lojtari i Tiranës transferohet në anën tjetër të kryeqytetit

Ëngjëll Hoti është zyrtarisht pjesë e klubit të Partizanit. Mesfushori është zyrtarizuar nga “të kuqtë” e kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale

14 Qershor 2022, 21:42 Nga DOSJA

Klauzola anti-Partizani nuk bën punë, lojtari i Tiranës

TIRANË- Ëngjëll Hoti është zyrtarisht pjesë e klubit të Partizanit. Mesfushori është zyrtarizuar nga “të kuqtë” e kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë 25-vjeçari lajmëroi largimin nga Tirana, për t’u bashkuar me rivalin e përjetshëm të “bardhebluve”. Ai u përfol se ekzistonte një klauzolë anti-Partizani, prandaj dhe u la i lirë, por kjo nuk ndodhi. Edhe pse është një klauzolë që FIFA nuk e pranon dhe kësisoj të kuqtë përfituan.Në postimin në rrjetet sociale, Partizani bën me dije se Hoti do të jetë pjesë e tyre për një sezon.

E.Ç (Dosja.al)

tirana

Sondazh

Poll