Sport

Sezoni i tmerrshëm i klubit francez, ra nga kategoria për shkak të rezultateve, financat e dobëta e çojnë në të tretën

Nuk ndalet viti negativ i Bordos. Pas rënies nga Ligue 1 për shkak të rezultateve të dobëta, skuadra franceze po përballet me një tjetër pengesë të pakapërcyeshme.

14 Qershor 2022, 21:27 Nga DOSJA

Sezoni i tmerrshëm i klubit francez, ra nga kategoria për shkak

FRANCË- Nuk ndalet viti negativ i Bordos. Pas rënies nga Ligue 1 për shkak të rezultateve të dobëta, skuadra franceze po përballet me një tjetër pengesë të pakapërcyeshme. Me një deklaratë zyrtare, LFP, e cila administron skuadrat e Ligue 1 dhe Ligue 2, ka njoftuar rënien e klubit historik francez nga Ligue 2 në nivelin e tretë, Championnat de National 1.

Vendimi është marrë në kuadër të kontrolleve të kryera nga Komisioni i Kontrollit të Klubeve Profesionale në lidhje me situatën e klubeve në kuadër të sezonit 2022/23. Problemet ekonomike kanë detyruar autoritetet që mbikëqyrin gjendjen financiare të klubeve në Francë, që të zbresin skuadrën në kategorinë e tretë të futbollit francez.

E.Ç (Dosja.al)

bordo

Sondazh

Poll