Sport

E konfirmon eksperti i merkatos: "Strakosha gati të firmosë me klubin e Premier League

Thomas Strakosha vijon të ngjallë interes në klubet e Premier League dhe tashmë përveç Newcastle, shqiptarin është duke e ndjekur me vëmendje edhe Chelsea

14 Qershor 2022, 19:34 Nga DOSJA

E konfirmon eksperti i merkatos: "Strakosha gati të firmosë me

ITALI- Thomas Strakosha vijon të ngjallë interes në klubet e Premier League dhe tashmë përveç Newcastle, shqiptarin është duke e ndjekur me vëmendje edhe Chelsea. Ky lajm është bërë publik nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili në një postim në “Twitter” shkruan se portieri është një nga opsionet e skuadrës nga Londra, duke qenë se transferimi i tij mund të bëhet me parametra zero.

"Chelsea po e konsideron si një opsion, në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë.”-shkruan Farbizio Romano.Pas 10 vitesh pjesë e klubit të Lazios, shqiptari ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin italian dhe pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë.

Arsyeja pse Strakosha vendosi të mos rinovonte me klubin italian lidhet jo vetëm me anën financiare, por edhe me kushtin që shqiptari i vendosi Lazios, pra roli i padiskutuar i titullarit.

E.Ç (Dosja.al)

strakosha

Sondazh

Poll