Sport

Champions League/ Mësuan emrin e kundërshtarit, çmenden lojtarët e Ballkanit, Ilir Daja: U kënaqët...

Ballkani, skuadra kampione e Superligës së Kosovës do të përballet me lituanezët e Zalgiris në raundin e parë eleminator të Champions League.

14 Qershor 2022, 18:31 Nga DOSJA

Champions League/ Mësuan emrin e kundërshtarit, çmenden

KOSOVË- Ballkani, skuadra kampione e Superligës së Kosovës do të përballet me lituanezët e Zalgiris në raundin e parë eleminator të Champions League. Mund të konsiderohet një short i favorshëm për ekipin e Ilir Dajës që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Në këtë moment shihet sesi skuadra ka reaguar kur ka mësuar kundërshtarin, nuk mund të mungonte edhe buzëqeshja e Ilir Dajës.

Ballkani shmangu në këtë mënyrë emra si Malmo dhe Bodo/Glimt, me skuadrën norvegjeze që mposhti Romën në Conference League. Ballkani do të presë më 5-6 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 12 ose 13 korrik.

E.Ç (Dosja.al)

ilir daja

Sondazh

Poll