Sport

Impiant 2 mijë vendesh dhe vetëm 3 vjet në Europë, kundërshtari modest i Partizanit në Conf.League

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë eleminator të Conference League. Skuadra e Partizanit do të luajë ndaj ekipit të Gjeorgjisë Saburtalo

14 Qershor 2022, 18:44 Nga DOSJA
Impiant 2 mijë vendesh dhe vetëm 3 vjet në Europë,
Saburtalo

TIRANË- Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë eleminator të Conference League. Skuadra e Partizanit do të luajë ndaj ekipit të Gjeorgjisë Saburtalo. Ndeshja e parë do të luhet më datë 7 korrik në transfertë, ndërsa përballja e kthimit një javë më vonë në Shqipëri.

Vetëm 1 kampionat i fituar në vitin 2018, 2 kupa të Gjeorgjisë dhe vetëm 1 Super Kupë, janë trofetë e Saburtalos. E para herë në arenën europiane ishte në sezonin 2019-2020, kur Sabutalo në raundin e parë eleminonte Sherif Tiraspol, ndërsa mundej më pas nga Dinamo e Zagrebit.

Po të shohësh në faqen e specializuar Transfermarkt, vlera shkon në 4.91 milionë euro, ndërkohë që të kuqtë janë më superior me 5.6 milionë euro. Ekipi gjeorgjian i zhvillon ndeshjet në stadiumin Bendela, një impiant me një kapacitet prej 2000 vendesh.

E.Ç (Dosja.al)

partizani

Sondazh

Poll