Aktualitet

FOTOJA/ Detaji që s'u pa! Mjeti ku udhëtonte Sadikaj kishte inicialet e pronarit në targa

Përmes targave ‘AB 077 PO’ është bërë e mundur dhe identifikimi i pronarit të mjetit që rezulton të jetë Petrit Osmani.

11 Qershor 2022, 15:57 Nga F.M
FOTOJA/ Detaji që s'u pa! Mjeti ku udhëtonte Sadikaj kishte
Makina ku udhëtonte Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Makina në të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra sot në atentat është e llojit “Wolkswagen”, tip “Golf”. Pavarësisht se në njoftimin e policisë u raportua se bëhet fjalë për mjetin “Mercedes Benz”, Dosja.al ju sjell foton e makinës ku duke qartë logoja ‘W’.

Përmes targave ‘AB 077 PO’ është bërë e mundur dhe identifikimi i pronarit të mjetit që rezulton të jetë Petrit Osmani. Inicialet e tij, Osmani i ka vënë edhe në targat e makinës, ‘PO’.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll