Aktualitet

I vendosën tritol në mjet, vdes shoferi 27-vjeçar

27-vjeçari nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra pas shpërthimit me lëndë plasëse që iu vendos në mjet.

11 Qershor 2022, 14:14 Nga A.B
I vendosën tritol në mjet, vdes shoferi 27-vjeçar
Shperthimi ne Tirane

TIRANË- Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë. 27-vjeçari nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra pas shpërthimit me lëndë plasëse që iu vendos në mjet. I riu humbi jetë në spital. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll