Aktualitet

ATENTATI/ Tritoli në pjesën e përparme të makinës, zbulohet sasia e lëndës plasëse

Dyshohet se sasia e vendosur për shpërthimin e makinës është rreth 150 gr tritol. 

11 Qershor 2022, 15:01 Nga A.B
ATENTATI/ Tritoli në pjesën e përparme të makinës,
Atentat ne Tirane

TIRANË- Sasia e tritolit e vendosur në pjesën e përparme të mjetit të Aleksandër Sadikajt, duke e lënë të vdekur ishte 150 gr. Në momentin që mjeti tip 'Golf' ishte në lëvizje e sipër, autorët shpërthyen me telekomandë në distancë mjetin. 

Nga forca e madhe e shpërthimit, dyert e mjetit janë përhapur në rrugë, ndërsa i vdekur mbeti Sadikaj.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë Osmani.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

vritet aleksander sadikaj atentat ne tirane

Sondazh

Poll