Aktualitet

VIDEO/ Makina e shkrumbuar, çfarë ka mbetur në vendin ku iu bë atentat Aleksandër Sadikajt

Zona është e rrethuar nga efektivë dhe grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngjarjes.

11 Qershor 2022, 14:51 Nga F.M
VIDEO/ Makina e shkrumbuar, çfarë ka mbetur në vendin ku iu
Makina e djegur

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë çfarë ka mbetur në vendin ku iu bë atentat me eksploziv Aleksandër Sadikajt, 27 vjeç. Makina e llojit “Golf” është shkrumbuar totalisht, ndërsa zona është e rrethuar nga efektivë dhe grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngjarjes.

Sadikaj vdiq në spital. Ai u nxorr nga mjeti pa gjymtyrë dhe u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ia doli që tu mbijetonte plagëve të marra.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll