Aktualitet

DOSJA/ U vra sot, Aleksandër Sadikaj i hetuar për vrasje, plagosje e vjedhje, kundështonte dhe efektivët

Në vitin 2019 ka plagosur një person dhe po në të njëtin vit është hetuar për vrasje me dashje.

11 Qershor 2022, 15:49 Nga F.M
DOSJA/ U vra sot, Aleksandër Sadikaj i hetuar për vrasje, plagosje e
Makina ku udhëtonte Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçari që vdiq sot pas një atentati me tritol me telekomandë rezulton të jetë i skeduar për një sërë veprash penale. Konkretisht, në vitin 2011 ai dhe një tjetër persona kanë tentuar vjedhin një dyqan në Berat. Në të njëtin vit, është shpallur në kërkin nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vjedhje. Në vitin 2018 është dënuar me 8 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të rendit publik. Në vitin 2019 ka plagosur një person dhe po në të njëtin vit është hetuar për vrasje me dashje.

SKEDA E PLOTË:

Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në një subject në Berat;

Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup;

Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll