Aktualitet

Atentati në mes të ditës në Tiranë, Sadikajt iu këputën këmbët

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s

11 Qershor 2022, 14:23 Nga A.B
Atentati në mes të ditës në Tiranë, Sadikajt iu
Makina

TIRANË- Aleksandër Sadikaj humbi jetën ditën e sotme pas shpërthimit me eksploziv që iu vendos në mjetin e tij 'Golf'. 27-vjeçarit iu këputën gjymtyrët e poshtme për shkak të shpërthimit. Kjo bëri që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohej duke mos mbijetuar dot.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll