Aktualitet

FOTOJA E RËNDË/ U gjymtua në atentat, dy persona fusin në bagazh Sadikajn dhe e çojnë në spital

Në mungesë të autoambulancës, e kanë futur në bagazh dhe e kanë çuar në spital.

11 Qershor 2022, 15:04 Nga F.M
FOTOJA E RËNDË/ U gjymtua në atentat, dy persona fusin në
Momenti kur dy persona fusin në makinë Aleksandër Sadikajn

TIRANË- Fotoja që po shikoni tregojnë momentin kur Aleksandër Sadikaj transportohet për në spital. I riu i gjymtuar futet në bagazhin e një makine private për të shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dy persona e marrin në krahë Sadikajn dhe e fusin në bagazhin e makinës në mungesë të auto-ambulancës e cila nuk kishte mbërritur akoma. Por, pavarësisht dërgimit në spital, 27-vjeçari nuk mbijetoi e ndërroi jetë.

Atij iu këputën dhe këmbët nga shpëthimi i lëndës plasëse. I riu po udhëtonte me një mjet tip “Golf” që nuk ishte në pronësi të tij por në emër të Petrit Osmanit.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksander sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll