Aktualitet

VD-Atentati në Tiranë/ Kush ishte shënjestra e autorëve? Sadikaj vdiq, mjeti në emër të një tjetri

Mjeti është në emër të Petrit Osmanit. 

11 Qershor 2022, 14:17 Nga A.B
VD-Atentati në Tiranë/ Kush ishte shënjestra e autorëve?
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën pas atentatit me tritol që iu bë ditën e sotme. I riu ishte duke drejtuar mjetin 'Golf' në rrugën Sauk-Teg në momentin që mjeti shpërtheu në flakë. Burime për Dosja.al kanë mësuar se mjeti është në emër të Petrit Osmanit. 

Nuk dihet nëse autorët kishin për qëllim eleminimin e të riut apo të Osmanit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

aleksandër sadikaj atentat ne tirane vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll